I gjithë terrirori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë në një aksion pastrimi i cili ka nisur me vrull nga Kryebashkiaku Benet Beci vetëm pak ditë nga marrja e detyrës.

Pas ndërhyrjes me themel në Velipojë dhe në Theth kreu i Bashkisë së bashku me Përgjegjësen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Ina Xhakoni ishin në Velipojë, ku inspektuan nga afër pikat më problematike në plazh dhe njëherësh shfaqën angazhimin, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të pastrimit në Velipojë dhe në pikat e tjera turistike.

Kryetari i Bashkisë Benet Beci i ka kërkuar administratorit të firmës kontraktuese që në pikat më problematike të ndërhyhet 2 herë në ditë në pastrimin e koshave të mbeturinave, ndërsa në afërsi të njësive tregtare pastrimi të kryhet tre herë në ditë.Paralajmërimi i kryebashkiakut ka qënë i qartë në të kundërt firmat do të përballen me masa ndëshkimore siç e parashikon ligji.Në të njëjtën kohë Bashkia i ka bërë apel të gjitha bizneseve që të depozitojnë mbetjet në vendet e përcaktuara.

Me këto aksione pritet që shumë shpejt situata ti kthehet normalitetit dhe keqmenaxhimi i mbeturinave të mos jetë kryefjalë e kronikave të lajmeve.