Pak kush e di që një banesë e vjetër shkodrane pranë Trumës së “Dugajeve të Reja” , ndryshe mund të quhet Shtepia e Artit. Kjo është shtëpia e Hilmi Gavocit 72 vjeç, me profesion ekonomist por i apasionuar pas artit.

Dashuria për pikturën i lindi në vitet 90, kur ai nisi të pikturojë me bojra dyersh.Në dy katet e shtëpisë gjenden rreth 150 piktura, punime pirografike dhe mozaikë të ndryshëm.72-vjecari është i apasionuar pas pikturave të punuara me mjaft mjeshtëri. Ambjentet e shtëpisë të ngjajnë me një galeri arti.

Ajo që ka bërë Hilmi Gavoci është dicka unike, pasi objektet e fotografuara që tregojnë Shkodrën e vjetër i ka realizuar në piktura.Jashtë banesës sipërfaqja e oborrit është zbukuruar nga mozaikët të cilat vetëi moshuri i ka punuar me gurë dhe copeza pllakash, ku paraqiten Kalaja e Shkodrës, Ura e Mesit e shumë objekte kulturore.