Ne që jetojmë përditë në Shkodër dimë mirë të numërojmë investimet të cilat janë kryer dhe kohen kur janë kryer, gjithashtu dimë vitin qysh kur u stopuan investimet.

Dhjetra projekte, financimet e të cilave u janë kërkuar Qeverisë, nga këshillat bashkiak, nga administrata e nga ish kryetarët e Bashkisë, por gjithmonë të mohuara. Një territor i lënë në harresë me qëllimin për t’i varfëruar banorët e tij, ka mbijetuar me fondet e veta, duke menaxhuar ato pak para që vetqarkullon.

Propaganda që u shfaq dje, nga Edi Rama, nëpërmjet nje videoje ku filmoheshin skutat e godinës së Bashkisë, tregon vetëm inatin e dëshpërimin e një Kryeministri të dështuar, i cili e pranoi hapur diskriminimin që i ka bërë Shkodrës. Si përfaqësuese e zërit të bashkëqytetarëve të mi, i bëj thirrje Edi Ramës të financojë projektet e kërkuara në vite nga Bashkia Shkodër dhe të mos merret me filmime podrumesh e hatllash, sepse ajo godinë është Monument Kulture i kategorisë së parë dhe të vetmit institucion, që duhet tu kërkojë llogari, është Ministria e tij e Kulturës.

????Më poshtë po bashkëngjis një kërkesë që i është bërë Qeverisë Shqiptare për financim të projekteve të ideuara nga Bashkia Shkodër, duke përfshirë edhe “Restaurimin dhe Rikonstruksionin e Godinës së Bashkisë Shkodër”.