Një 23-vjeçar, banues në Fushë-Arrëz, është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe emigrim të paligjshëm.

23-vjeçari Sokol Myftaraj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e shtetasit S. M., drejt Italisë.

‘Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari. Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi S. M., 23 vjeç, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz. 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e shtetasit S. M., drejt Italisë.’- njofton policia.