Në datën 7 qershor, në takimin me përfaqësues nga Hec Ndërlysaj dhe përfaqësues të OSHEE-së, ramë dakord për disa investime e ndërhyrje të domosdoshme në furnizimin me energji elektrike të zonës.
Me shumë kënaqësi ju bëj me dije se që nga data 20 qershor, Thethi ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me energji elektrike dhe pa ndërprerje të saj.
Nga OSHEE puna vijon me intensitet dhe presim që brenda 30 qershorit të përfundojë sistemimi i linjës në çdo detaj të nevojshëm. Faleminderit punonjësve të përfshirë në këtë punë të mirë e me vlerë për banorët e turistët në Theth.