Kanë mbaruar veprimet për sot në Bulevardin “Skenderbeu”. Në të dy krahët e tij janë ushtruar kontrolle dhe janë hequr e liruar hapësira publike nga karriget dhe tavolinat e lokaleve të papaisur me kontratën përkatëse, si dhe janë hequr gurë, kone, mbajtëse biçikletash dhe mbajtëse çadrash në tërë zonën e kontrolluar.
Nga veprimet në terren janë vendosur 1 masa administrative me vlerë 10.000 (të reja) për hapësirat publike, 3 masa administrative 3000 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si dhe janë lënë 4 akt-kontrolle për shfrytëtim hapësire publike.
Ndërkohë nga Zyra me 1 Ndalesë pranë bashkisë informojmë se aplikimet vetëm për ditën e sotme dt.26.06.2023 janë si më poshtë:
Ambulant 7 aplikime
Hapësira publike 31 aplikime
Parkim 1 aplikim.
Policia Bashkiake që po drejton këtë aksion njofton se nesër do vijohet me një tjetër segment rrugor:
Blv Zogu I dhe rrugën Daut Boriçi.
Përkatësishte me lagjet Xhabije-Parrucë-Ura Dervish Beg.
Falenderojmë të gjithë punonjësit e institucionet e përfshira në këtë aksion e veçanërisht qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar.