Në një postim në rrjetet sociale Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjs znj. Edona Bilali, ka dhënë lajmin e mirë për qytetin e saj Shkodren ku së shpejti do të ketë për herë të parë terminalin ndërqytetas të kategorisë “A”. Shkodra dhe tre qytete të tjerë do të jenë pjesë e një plani pilot i financuar dhe nën administrimin e drejtpërdrejt nga DPSHTRR.
Pas shumë muajsh punë administrative, dhe me një përpjekje të madhe të vetë ministres Bilali, më në fund Terminali ndërqytetas i autobuzëve në Shkodër është afër nisjes së jetëzimit të tij si projekt. Shkodra do të ketë terminal të kategorisë “A” duke zgjidhur njëherë e mirë problematikën kaotike të transportit ndërqytetas, të cilat jo vetëm në këto tre dekada ka pasur një orvajtje të pakuptimtë, por duke i sjell qytetit dhe qendres së tij një kaos që i humbiste bukurinë si Teatrit “Migjeni” dhe “Radio Shkodres”. Kërkesa për një ternimal me standarde ka ardhur jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga turistët e shumtë që vizitojnë Shkodrën si pjesë e një guide më të gjerë.
Ministria Bilali, në takimet e shumta të zhvilluara për këtë cështje ka kërkuar me ngulm që Shkodra më shumë se askush tjetër ka nevojë për një terminal të tillë, si porta hyrëse e veritut që dërgon turistët deri në skajet më jugorë të Shqipërisë. Ky terminali do të zhvillohet në zonën e unazës perëndimore të qytetit dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Përveç adresimit të një problematike me rëndësi për qytetin dhe qarkun e Shkodrës, terminali do të jetë shumë funksional, me hapësira zhvillimore, tregtare dhe kulturore. Një mundësi për të gjithë, sidomos për të rinjtë të cilët duan të jenë pranë turistëve.
Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugorë do të angazhohet konkretisht për financim dhe bashkëadministrimin e këtij Terminali të Transportit të Udhëtarëve! Me synim fuqizimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse e turizmit, sigurisë dhe formalizimit të tregut, mbështetjes për sektorin e transportit rrugor dhe në funksion të Platformës Kombëtare e-Transport e të implememtimit të fiskalizimit dhe biletave elektronike, që i shërben direkt qytetarëve dhe vizitorëve të huaj për miliona transferta me autobuz çdo vit!
Qarku Shkodër ka një volum total prej 3,402,749 transfertash në vit, frekuencë e cila pritet të rritet me modernizimin e kushteve të infrastrukturën! Financimi i ndërtimit të Terminalit do të jetë direkt nga DPSHTRR, fonde nga vetëfinancimi, e jo nga Buxheti i Shtetit – bën me dije Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugorë.