Gara zyrtare për kreun e PD-së së udhëhequr nga fraksioni i Lulzim Bashës ka nisur ditën e sotme. Nga sot deri më 27 korrik do të mbahet fushata elektorale në këtë fraksion të PD-së, ku kandidatë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.
Mësohet se kjo fushatë elektorale do të vazhdojë në dy paralele, e para do të jetë takimet dhe debatet me praninë e medias dhe e dyta do të jenë takimet e mbyllura të kandidatëve. Gjithsej gjatë kësaj kohe do të ketë rreth 6 debate mes Bashës dhe Hanit, përballë njëri-tjetrit.
Zgjedhjet do të mbahen më 29 korrik, ndërkohë që mbështeten nga një numër i vogel deputetësh demokratë. Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi që ka dhe vulën e PD-së, i ka quajtur këto të paligjshme, pasi mbledhja e Këshillit Kombëtar nuk kishte kuorumin e duhur për të marrë vendime.