Duhet t’ja kujtojme Kryeministrit se godina e Bashkise Shkoder eshte nje deshmi e gjalle dhe e prekshme e lidhjes se ketij qyteti me perendimin.

Duke marre shkas nga nje postim i kryeministrit diten e sotme, i cili kishte gjetur kohe pasi ka kryer punet me Ballkanin, te fotografoje skutat e pullazin e Bashkise Shkoder,dua t’i them se

Godina e Bashkise Shkoder jo me kot eshte monument kulture dhe si e tillë per mirembajtjen dhe ruajtjen e saj perfshire edhe investime restauruese duhet te kujdeset shteti. Nuk besoj qe z. Rama nuk ka lidhje me shtetin ……
Nese e keni menduar qe te kryeni investime disa milion eurosh ne kete godine , po ju them qe eshte i nevojshem restaurimi i saj sidomos ne çati, per te cilen ne disa here kemi aplikuar ne donatore te ndryshem, megjithese per mendimin tim Shkodra ka perparesi te tjera investimesh.

Nese investoni… shperdoroni pafund nga fondi i miratuar, ska gja , por aman ju lutem:

Ruajeni identitetin e kesaj godine!
Ruajeni te bukur e dinjitoze sic eshte!
Ruajeni si unike dhe krenari institucionale sic eshte ne te vertete!
Te lutem deri ne perultesi , nese investoni ne te mos e rilindni sic keni bere me rilindjet tuaja te zakonshme, mos e dizenjoni me shkarravinat tuaja urbane,as me pikturat e tua sepse perndryshe do te fyeni ata qe e kane konceptuar dhe ndertuar ne stil evropian sic i ka hije Shkodres se kultures.

Eeeeeeeee…nese te kane bere pershtypje skutat e brendshme te godines, edhe ju e dini qe nuk ka godine institucionale qe te mos kete bodrume , ambjente magazinimi, ambjente arshive, dosje te pluhurosura edhe qenefe po te duash z. Kryeminister, por kam menduar se nuk eshte vendi yt aty. Ty si “burreshtetas” te kam menduar ne ndonje tallava apo te pakten duke zgjidhur problemet e veriut te Kosoves.