Me datën 25.06.2023 rreth orës 02.00 në rrugën “13 Dhjetori”, një makinë në kundërshtim të plotë me rregullat, ka ecur me shpejtësi duke dëmtuar një shtyllë të ndriçimit publik dhe vazo dekorative.
Për ngjarjen kanë kryer veprime në bashkëpunim Policia Bashkiake dhe Sektori i Qarkullimit Rrugorë. Pas veprimeve në terren, të kontrollit të kamerave për identifikimin e mjetit, u verifikua që dëmtimi është kryer nga drejtuesi i mjetit, qytetari me inicialet F.V.
Ndaj tij janë marrë masat administrative të qarkullimit rrugor, si dhe ato për dëmshpërblimin e plotë të dëmtimit të pronës publike.
Gjithashtu është kryer menjëherë pasteimi dhe sistemimi i zonës së dëmtuar.
Bashkia Shkodër nxit çdo qytetar që të veprojë në zbatim të ligjeve dhe rregullave në fuqi dhe shpreh bindjen se nuk do të tolerojë asnjë rast papërgjegjshmërie, që vë në rrezik sigurinë e jetës së qytetarëve apo pronën publike.
Denoncimi i Bashkise Shkoder, demtohen ndriçuesit publik ne mes te pedonales
Related Posts
I shpëtoi atentatit në Vlorë, “rrëfehet” Kevin Hajrulla: Ndjeva erën e barutit kur hyra në makinë, pasi më qëlluan…
Kevin Hajrulla që i mbijetoi atentatit të mirorganizuar në Vlorë është përmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe ka dhënë shpjegime për grupin e hetuesve. Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët,…
Safet Bajri kallëzim penal ne SPAK: Po vendosin gjoba në emrin tim!
Safet Bajri banesa e të cilit u kontrollua pak javë më parë nga prokuroria e posaçme ka depozituar një kallëzim ku kërkon të hetohen dhe arrestohen personat qe i kanë…