Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të protestojnë sot në orën 11 përpara universitetit.
Ata kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu, për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve. Studentët janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria dhe kërkojnë liri në zgjedhjet e tyre.