E hëna e sotme është dita e betimit dhe konstituimit si e fituesit të Bashkisë ose Benet Beci, dhe këshillit në fakt.Mbas vitit 1991 kur akoma kishim një institucion akoma të regjimit dhe me ndryshimin e tij po atë vit e plotësisht vitin më pas, Shkodrën si pushtet vendor e ka administruar PD. I vetmi rast paksa më ndryshe ishte me Bahri Boriçin djathtas, por sërish me lidhje të pa zgjidhshme me PD. Benet Beci, votat i ka marrë në një spektër më të gjërë, i ka marrë në qendër të Shkodrës qytetare sepse se ato të PS nuk do ta nxirrnin të vetme fitues. Sigurisht Beneti ka dalë super fitues me vota të majta dhe me një politikë elektorale të mirë studiuar nga ai, pa akuza, pa shitmendje dhe butë në përplasje politike e duke dalë shpesh vetëm në qytet Ka dalë fitues dhe me propozime konkrete dhe të duhura, me staf të mirë dhe me lidership socialist që silleshin si ai. Fitoi dhe nga betimi real i Ramës për Shkodrën. Fitoi se Spiropali ishte e dërguara më e qartë si duhesh sjellë në Shkodër. Fitoi dhe nga aleatët por….Beneti fitoi dhe nga që demokratët në Shkodër e votuan se i besuan atij e frymës së tij. Sot Beneti ka një Shkodër shumë të vështirë për nga gjëndja ku është! Por e ka shumë ambicioze dhe kreative qytetin e tij po e fute në rrugë të punës dhe larg politizimit! Ka vështirësi Kryetari i ri i Bashkisë se fitorja e madhe ka dhe pritshmëri të mëdha! Beneti ka fituar se i kanë kërkuar dhe kanë besuar të kthejë faqe të vjetëruar administrimi e lexuar për 32 vite e njëjta fletë! Po po e njëjta fletë e zhbravitur e zverdhur dhe e pa lexueshme tashmë. E gjërat e para të tij janë “mos bërja” e disa “gjërave” mbi tre dekada nga ajo ndërtesë e cila është më e bukur jashtë se në brendësinë e saj që padyshim e kanë zymtuar njerzit, jo bukuria që ka si madhësi salloni! Mund të abstragoj dhe të them dhe “zhbërja” e atyre që janë bërë për keq dhe si prezantim dhe si përmbajtje administrimi! Bashkisë Beneti duhet ti pastrojë ajrin e ndenjur! Nuk po “baj shaka” jo! Benet Beci nuk mund ta trajtojë më atë ndërtesë si një domen të mbyllur, ose “kështjellë” politike njerzish biografikisht politikisht të një anshëm si shërbim. Ai kam bindjen se nuk është nga ky lloj “tarikati” politik. Nuk është as nga ky lloj “tarikati” shoqëror! Beneti e di se ajo ngrehinë nuk mund të jetë “trashëgimi” nga gjyshi te nipi, me biografi dhe me mungesë aftësishë dhe meritokracie si deri më sot! Absolutisht në disa shembuj gjyshi, djali dhe pastaj mbesa! 32 vite rresht! Beneti është i qartë se njerzit nuk janë të ndarë me besnikëri politike në aftësitë e tyre profesionale dhe kreative. Beneti Beci e di ( ai tashmë di shumë ) se Shkodra është trajtuar si “lëneshë” në pastrim, rregull urban, shërbime, dhe investime që ndryshojnë jetën e qytetarit për mirë dhe për veprime të vogla. E di se kësaj bukurie, ja kanë ndaluar të shikojë jashtë “kafazit” ose dritares politike të Berishës dhe berishkave në Shkodër! Po, se po të shikonte do ta konsideronin …..?! Beneti vetëm javën e fundit me një këmbëngulje, durim dhe bashkëpunim, pastroi një sipërfaqe sa një qytet në Shqipëri prej plehrave kurrë të pastruara këto 30 vite. Kurrë…?! E dini pse: Sepse adminitratorët plehrat për Shkodrën i “dinin për hajmali” i kishin për “mësysh”! Mos jua merrte kush “mësysh Shkodrën e tyre demokrate”! Po të ishte e pastër dhe pa plehra, kishin frikë se – nuk do të ishte më e tyrja! Shkodrën me plehra e dinin të “zbukuruar” administratorët kryetarë bashkie dhe më poshtë tyre. Plehrat, rrugët e degraduara, trotuarët e prishur, kanalet e hapura, fasadat e pa lyera kurrë, rrugët e sheshet plot me shitësa dhe folklorikë që shesin e blejnë, dyqanet bosh brenda dhe mallrat në trotuar para dyqanit, kryetarët e bashkisë dhe partia e tyre në Shkodër i kanë ditur për zbukurime si te pema e vitit të ri! Beneti e di se edhe qendra e Shkodrës nuk ka rregull dhe rrugët e brendëshme janë copë. Beneti di se dhe sporti e kultura, vuajnë nga mediokriteti e pa aftësia militanteske në drejtim. Po pra, por jo kaq shumë në njerzit e devotshëm në zbatim, të cilët nuk kanë çfarë bëjnë më. Por ka plot prej tyre Beneti e di se në Shkodër për 32 vite janë konformuar me pa aftësinë dhe barcoletën në punë që mbron trashëgimi të mërzitshme në dembellek! Beneti di tashmë ta lubrifikojë mekanizmin e ndryshkur që fillon menjëherë me policinë bashkiake pa peshë e pa lidhje me rolin që ka. Po ashtu me bashkëpunimin që duhet të ketë dhe me policinë e rendit dhe ajo disi sëmurë nga konformizmi mediokritetit në Shkodër Beneti di gjithshka! Di që do ketë shumë punë dhe vështirësi. E të gjitha këto që po them (shkruaj) unë, janë eufemizma me çfarë tashmë di ai! Por ai duhet të kthejë faqe Shkodrës! Ai ka besimin dhe numrat për ta bërë këtë. Sigurisht ka dhe kreativitetin dhe mundësitë për ta bërë. Ka me sa duket dhe ndihmën nga qeveria dhe Rama! Kjo është padyshim thelbësore. Asnjë qytet tjetër në Shqipëri nuk ka vuajtur dhe vuan si Shkodra në administrimin vendor! Askush! Ajo kishte 45 vite e administruar nga PPSH dhe 32 vite tashmë më pas e administruar nga bija e saj ilegjitime PDSH! Sot i duhet të provojë alternativë përveç se politike dhe administrative! Kryetarin e ri të Bashkisë do ta sulmojnë folklorikët politikë dhe barcaleteriarët e partisë tashmë të degraduar në Shkodër! Benetin edhe sot kur pastron doganat, pyjet dhe rrugët, i thonë po e “ban gati për betone dhe se po ban propogandë”! Nesër, kur të pastrojë trotuaret nga tregtarët në qytetin e vetëm si “treg në Shqipëri” dhe do të vendosë rregullin urban, do ti thonë po i len “pa ngranë” njerzit! Kur të fillojë puna dhe ndërtimi apo shërbimi do ti thonë: po shkatërroni Shkodrën! Kanë ndërtuar mbi zona arkeologjike dhe kanë bërë hotele dhe karburante, kanë mbushur me ndërtime pa leje, kanë prishur shtëpi Muze si ajo e Gurakuqit për 32 vite rersht dhe kur të vijë plani për rikualifikim dhe ndërtim të hyrjes do të akuzojnë se po betonizojnë Shkodrën! Çfarë nuk do të nxjerrin nga “goja barcoletë” e tyre “akademikët e politikës së dështuar” dhe po ashtu nga goja dembelhanet të cilët e kanë kthyer Shkodrën në “lëneshë” prej vitesh! Por unë besoj se Beneti i di dhe këto! Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës ka detyrë parësore kthimin e shpresës dhe rregullit, por ai është i qartë se Shkodrës i duhet kthyer dinjiteti i nëpërkëmbur! Ajo është keq trajtuar si një kavie laboratori politik prej sëpaku tre dekadave! Është shpërdoruar besimi i saj dhe është lënë të vuajë, sepse në Tiranë do të përfitonin. Kjo kohë ka marrë fund! Beneti thjesht do ta institucionalizojë kohën e re për Shkodrën. Të gjithë në Shqipëri e kishin provuar duke ndryshuar në kohë të ndryshme! Shkodra jo! Sot ajo ka mundësinë për ta provuar! Urime kryetarit të ri të Bashkisë dhe Shkodrës për fitoren fantastike të saj.