Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit. Në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur një telefonatë me Almën e cila i ka treguar se me Gjicin ka pasur marrëdhënie intime prej kohësh por s’i ka dhënë detaje se si ka nisur marrëdhënia mes tyre. Sipas gazetarit ajo ka nënvizuar se e shqetëson vetëm fakti se çështja po përdoret politikisht.
“I kam shkruar dhe më ka marrë vet më pas, Nga biseda nuk ishte e shqetësuar por kishte pak vrejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare. E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar” tha ai.
Dy ditë më parë (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s’ka reaguar për skandalin në fjalë.