Kjo është një pamje e zakonshme e ditëve të fundit në Tiranë.

Fëmijë e të rritur që kërkojnë lëmoshë, shënjestrojnë kalimtarët në rrugët e ish-Bllokut për t’u marrë para. Të preferuarit janë kryesisht turistë të huaj.

U ngjiten pas dhe nuk i lëshojnë derisa t’u marrin ndonjë kartmonedhë. Me këto momente të sikletshme hasen vazhdimisht kalimtarët e turistët në këtë zonë të kryeqytetit dhe jo vetëm.

Por kjo është vetëm njëra anë e asaj që ndodh. Shumë prej fëmijëve u ngjiten makinave nëpër dyer, duke u shndërruar në burim për aksidente.

Shënjestra e radhës në përditshmërinë e tyre janë bizneset. Futen brenda nëpër lokale dhe u kërkojnë para klientëve.

Situata duket e përkeqësuar kohët e fundit, ku rritja e numrit të turistëve në Tirane ka shtuar edhe numrin e këtyre fëmijëve e të rriturve që po e shfrytëzojnë këtë si një mundësi për t’u marrë atyre sa më shumë para nga xhepat./TvKlan