Shoqata e ish-të përndjekurve politik në Shkodër ka përkujtuar ditën e sotme demostratën e 16 qershorit që mori shkas nga vrasja në kufi e 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi.

33 vite më parë, disa qindra të rinj shkodranë përcollën me thirrje kundër regjimit, trupin e pajetë të 17 vjeçarit, Pëllumb Pëllumbi, i vrarë pranë postës kufitare të Hanit të Hotit në Malësi të Madhe, në përpjekje për t’u arratisur.

Kryetari i shoqatës së ish- të përndjekurve politik, Zenel Drangu tregon se edhe pas kaq shumë vitesh, kjo masakër vijon të jetë e harruar nga politika,ndërsa i bën apel institucioneve për gjetjen e eshtrave të rreth 500 personave të ekzekutuar në Shkodër.

Një nga dëshmitarët e asaj ngjarje që mbeti i plagosur, në tentativë për tu arratisur nga Velipoja me të vëllanë që mbeti i vrarë , ndihet i zhgënjyer që kjo ngjarje historike nuk përkujtohet si duhet nga politika. Ai kërkon që ajo çfarë ndodhi në atë periudhë të përfshihet në tekstet shkollore.

Në qershor të vitit 1990 , 13 vite më parë, në përpjekje për të kaluar kufirin Pëllumb Pëllumbi dhe Marjan Ndoja u qëlluan për vdekje nga njësiti kufitar i regjimit komunist.