Erdenis Gurista kete fundjave pritet te nise aventuren e tij te re ne Bullgari me ekipin CSKA 1948 Sofia teksa i ka dhene fund karrieres se tij 9 vjeçare me ekipin e Vllaznise, me te cilin e mbylli bashkepunimin pak dite me pare.
Nderkohe diten e sotme ka qene vete klubi shkodran qe e ka falenderuar per kontributin e tij gjate ketyre viteve, shoqeruar edhe me ngritjen e dy trofeve te kupes ne rolin e kapitenit. Njekohesisht i ka uruar suksese ne vazhdim.
“Pas 9 vitesh rrugëtimi të përbashkët, vjen edhe momenti për t’i ndarë rrugët. Kapiteni Erdenis Gurishta do ta vazhdojë karrierën e tij sportive larg Vllaznisë, por falenderimet nuk mund të mungojnë për kontributin e tij për ngjyrat kuqeblu.
Ai ishte kapiteni i skuadrës tonë që ngriti dy herë rradhazi lart trofeun e Kupës së Shqipërisë. Faleminderit Kapiten dhe sa më shumë suksese në karrierën tëndë të mëtejshme!”- shkruhet ne postimin e klubit Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/