Video-skandal +18 e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit nuk ka vetëm dëme morale.

Menjëherë pas publikimit të videos dhe të pamjeve që u bënë virale, ndaj Gjicit është hapur një proces hetimor nga SPAK.

Në rastin konkret, Gjici mund të akuzohet nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrë, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.

Gjici implikohet penalisht sepse marrëdhënien seksuale e ka kryer në zyrën e shtetit, duke pasjellë përfitime jo materiale.

Çështja ndaj kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht ka nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

Pritet që SPAK, të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, tashmë të shkarkuar me qëllim marrjen e tij në pyetje. Ndërsa SPAK, po analizon situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg”