Aktualisht në Drejtorinë e Zyrës së Punës në Shkodër janë 220 vende të lira pune në sektorin e turizmit, kryesisht në zonën e Velipojës.

Një gjë të tillë e bën të ditur titullarja e këtij institucioni Rozafa Zmijani sipas të cilës sektori më i kërkuar mbetet ai i turizmit sidomos në sezonin e verës.

Drejtorja e zyrës së punës theksoi se problem është se personat punë-kërkues kanë synime për pagesa të larta, në një kohë kur një pjesë e tyre nuk kanë eksperiencë pune.Për shkak të pagave të ulëta, thotë drejtoresha Zmijani, një pjesë e të rinjve po synojnë tregjet e punës në vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht problematikave dhe kostove me të cilat ata përballen në emigracion.

Megjithëse Shkodra ka të regjistruar më shumë se 2000 punëkërkues të papunë, niveli i ulët i pagave frenon punësimin e tyre.