Pika Doganore e Hanit të Hotit ishte ndalesa e rradhës e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në turin e saj të inspektimeve ne pike kalimet kufitare të vendit, që po i nënshtrohen rikualifikimit estetik të mjediseve të tyre.

Një projekt ky i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Gjatë këtij inspektimi ministrja, Kumbaro, është shprehur se lehtësimi i procedurave të kalimit në këto porta hyrëse të vendit tonë, është një nga prioritetet e qeverisë.

“ HANI I HOTIT – Pika kufitare me motivet e blusë e liqenit dhe luleborës si detaje të rikualifikimit estetik të kësaj porte hyrëse, që ende pa arritur piku i sezonit veror, ka pritur mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit.
Pajisja e vizitorëve të huaj me informacion turistik për Shqipërinë dhe lehtësimi i procedurave të kalimit, janë pjesë e gjithë buqetës së mikpritjes shqiptare që nis dhe mbaron në këto porta “ ,-ka shkruar ministrja Kumbaro nw rrjetet sociale .