Pamje të rënda +18 janë shpërndarë ditën e sotme në rrjet ku duket se si ish-kryebashkiaku u Kukësit, Safet Gjici shfaqet në zyrën e shtetit duke kryer akte seksuale me një femër.
Teksa video është bërë virale në një kohë të shkurtër, ish-kryebashkikau ka bërë një reagim në rrjetet sociale teksa ka kërkuar ndjesë dhe ka dhënë dorëheqjen.
Por Safet Gjici nuk është i vetmi kryebashkiak i përfshirë në skandale seksuale.
Përveç Safet Gjicit, më herët një tjetër ish-kryebashkiak është përfshirë në një skandal seksual.
Ndërkaq, rasti i Safet Gjicit ndryshon nga ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, ndërsa Shukri Xhelili përdori postin zyrtar për favore seksuale, duke i ofruar një vajze vend pune në bashkinë që drejtonte në këmbim një raporti seksual.
Pikërisht për këtë rrethanë Shukri Xhelili u dënua me 2.8 vite burg për korrupsion dhe jo për shpërdorim detyre.
Ndërkaq, neni 105 i Kodit Penal, parashikon që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Por, ky e nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit, pra nëse është vartëse e Gjicit.
Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë.
Nëse SPAK do të ngrejë ndaj Gjicit vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici i shpëton verifikimit pasuror.