Të nderuar banorë të Bashkisë Shkodër,

Ju drejtohem fillimisht Ju, duke ju falenderuar për bashkëpunimin e ngushtë gjatë 3 viteve të fundit në pozicionin e N/Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Gjatë këtyre 3 viteve, kemi bashkëpunuar ngushtësisht me secilin nga ju për ti ofruar Shkodrës një imazh tjetër, për të qënë pranë banorëve nga Thethi në Velipojë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të Bashkisë Shkodër.

Sot, i kam paraqitur titullarit të Bashkisë Shkodër zyrtarisht dorëheqjen time të parevokushme nga pozicioni i N/Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Shpresoj që gjatë këtyre 3 viteve puna ime dhe e gjithë stafit të Bashkisë Shkodër, të ketë qënë brënda pritshmërive, ndërkohë që angazhimi im për qytetin e Shkodrës do të vazhdojë ashtu siç çdo shkodranë dëshiron për qytetin e tij.
Faleminderit.!