Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka prezantuar 4 projektet fituese të programit READ dhe AADF. Në këto programe morën pjesë rreth 50 pedagogë të universitetit të Shkodrës, të cilët u shpallën fitues në 4 projekte, nga 21 që ishin në shkallë vendi. Rektorja Suzana Golemi bëri një falenderim për punën dinjitoze të bërë nga profesorët.

Ndërkohë, koordinatori I Fondacionit të Zhvillimit Shqiptaro – Amerikan, Enrik Keko vlerësoi angazhimin e profesorëve të këtij universiteti për të rritur cilësinë e aplikimeve të tyre.

Në vijim të këtij aktiviteti, pedagogët fitues prezantuan projektet e tyre të cilët janë hartuar në bashkëpunim me pedagogët nga diaspora, një element I rëndësishëm ky për zhvillimin e programeve të READ dhe AADF