Projekti i shndërrimit të sheshit pranë Stacionit të Trenit në një terminal modern të autobusëve në Shkodër ka mbetur ende në letër.Brenda objektit të terminalit do të vendoseshin agjencitë e udhëtimit, ndërsa në pjesën e jashtme do të kryheshin nisjet e autobusëve.Sheshi i parashikuar si vedparkim autobusësh është i boshatisur. Këtu ka vetwm një tabelë që tregon për terminalin dhe asnjë njoftim tjetër.
Pavarwsisht premtimeve të shumta, ende në Shkodër nuk ka nisur puna për ndërtimin e një terminali modern autobusësh. Nga ana tjetër qendra e qytetit çdo ditë në orare të caktuara futet mes kaosit si shkak i zbarkimit të linjave të ndryshme. E njëjta gjë ndodh edhe në sheshin përpara pallatit të sportit “Qazim Dervishi”
Shumë turistë vijnë nga vende të ndryshme për të parë nga afër zonat turistike të Shkodrës dhe përreth saj, ndërsa problem mbetet parkimi i autobuzëve.Në një ditë Shkodrën e vizitojnë shumë turistë, të huaj dhe vendas.Bëhet fjalë për 10-12 autobusë që përshkojnë qytetin e veriut.
Asnjë prej tyre nuk stacionohet në vendin e caktuar ,posaçërisht për turistët.Një terminal i tillë do të shërbente për një organizim të mirë të linjave ekzistuese dhe do të ofronte kushte optimale menaxhimi dhe shwrbimi ashtu siç i takon një qyteti qe ka prioritet zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës.
Megjithate pavaresisht ketyre projekteve, ajo cfare pritet te zgjidhe perfundimisht nje problematike te titlle eshte projekti dhe financimi nga DSHPTRR i terminalit te ri te Shkodres i cili pritet te nis punen per ndertimin e tij ne zonen e Bypasit te Shkodres