Angi Ricerche” dhe Top Channel, të vetmit që gjetën se bashkinë e Shkodrës e fiton kandidati socialist, zhvilluan një tjetër sondazh për qasjen e qytetarëve pas zgjedhjeve.
62.4 për qind e qytetarëve kanë një perceptim pozitiv pas rezultatit të zgjedhjeve, ku socialisti Benet Beci fitoi bindshëm, përkundrejt 37.6 për qind që kanë perceptim negativ.
Por çfarë presin shkodranët, që për herë të parë zgjodhën të qeverisen nga e majta? 23.7 për qind e tyre presin infrastrukturë publike. 21.4 për qind presin zgjidhjen e problemit të papunësisë, 20.3 për qind zgjidhjen e kriminalitetit dhe sigurisë. Ndërkohë, 19.6 për qind e qytetarëve kërkojnë shërbime shëndetësore, 19.2 për qind duan taksim më të ulët. Më tej, shkodranët presin ndihma për shtresat në nevoja dhe zgjidhjet e problemeve të kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve.
Të anketuarit u pyetën se cilat janë arsyet kryesore që fitoi kandidati socialist. 55.8 për qind e tyre mendojnë se Beci është një figurë e rëndësishme, 40.2 për qind e arsyetojnë me programin e besueshëm që ai ka prezantuar, ndërsa 39.5 për qind thonë se ka bërë socialisti ka bërë premtime të besueshme dhe konkrete. Nga ana tjetër, 40.1 për qind e shkodranëve thonë se kanë besim te Partia Socialiste.
Por, pse Berisha e humbi Shkodrën? 59.4 për qind e shkodranëve mendojnë se “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet, pasi qendra e djathtë është e ndarë. 37.6 për qind thonë se koalicioni paraqiti një program elektoral të dobët, 27.7 shprehet se bënë premtime të pabesueshme ose të parealizueshme. Ndërsa 24.2 për qind mendojnë se Bardh Spahia ishte kandidat i dobët.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 22-24 maj 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 persona, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.