Erdenis Gurishta nuk është më futbollist i Vllaznisë. Pas nëntë vitesh, disa trofeve, dashurisë nga tifozët dhe shiritin e kapitenit, 28-vjeçari shkodran e mbyll me klubin e vendlindjes. Gjithçka është bërë me dije në një postim të gjatë në kanalet e komunikimit, aty ku mbrojtësi i djathtë nuk harron edhe falenderimet. Mbetet të shihet ku do të transferohet tani mbrojtësi shkodran, që duket se do të qëndrojë në Kategorinë Superiore, pasi ka marrë oferta nga klubet e kryeqytetit, Partizani e Tirana.
Postimi i plotë:
Cdo fillim e ka nje fund! 15 gusht 2014-31 maj 2023
Është e pamundur me i përmbledh gati 10 vite në disa rreshta, por mendoj se e keni pa të gjithë pasionin dhe dëshirën teme në çdo ndeshje të lujtun. Padiskutim mirënjohës dhe falenderues gjithmonë skuadrës të zemrës,qytetit tem dhe tifozerisë të mrekullueshme shkodrane. Largohem me kokën lart, i vetëdijshëm dhe shumë i sigurtë që për kyt fanellë dhe për kyt klub dhashë gjithçka nga vetja jeme.
Fanella e Vllaznisë peshon shumë, ndaj gjithë këto vite djersita me krenari dhe përkushtim për kyt fanellë dhe jo vetëm djersë, kur ishte e nevojshme dhe gjak. Shiriti i kapitenit nuk është as titull as trofe individual por është përgjegjësi e madhe dhe nder,prandaj gjithe kto vite jam perpjek që të jem një shembull si në fushë si jashtë fushës.
Të filloj me falenderimet nuk do mbaronin shkurt por realisht i falenderoj te gjithe ato qe me kan qendru afer si ne t mire si ne t keq,te gjithe ato qe i kam pas afer keto vite,shoket e ekipit,trajneret,mjeket,fizioterapistet,punetoret,drejtusat,Presidentin Alban Xhaferi por padyshim falenderimi ma i madh i takon Allahut qe me dha shendet e te mira pafund. Shkodra dhe Vllaznia meritojn shume ma shume dhe uroj me gjithe zemer te vijne dita e sukseve te mëdha!