Ish deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur sot Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Përballë Pezës në këtë post ishin 3 kandidatë, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara e sotme për arsye shëndetësore.
Kandidatët shpalosën para Këshillit Drejtues platformat e tyre për pozicionin për të cilin po kandidonin, ndërsa 15 minuta të tjera iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Këshillit. Në fund ka qenë platforma e Pezës ajo që ka marrë më së shumti vota.
Alfred Peza, gazetar, ka mbajtur më herët edhe postin e deputetit në Partinë Socialiste gjatë viteve 2013-2017.