Teksa sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, mushkonjat dhe insektet e tjera duket se do jenë problem edhe këtë vit në Velipojë.
Prania e madhe e tyre sidomos gjatë orëve të mbrëmjes është kthyer në një shqetësim serioz për pushuesit.
Pushuesit kërkojnë ndërhyrje për t’i dhënë zgjidhje problemit të mushkonjave, pasi me rritjen e temperaturave situata do të jetë më problematike
Dezinsektimit i zonave turistike referuar viteve të kaluara është realizuar që në muajin maj, por ky është viti i dytë radhazi që diçka e tillë nuk po ndodh duke u kthyer kështu në një problem shqetësues.