Elmilind Dyli, një prej autorëve të masakrës së Velipojës në vitin 2021, ku mbetën të vrarë 4 persona pas një sherri për shezlongët, është arrestuar në Itali. Lajmi u raportua një ditë më parë nga mediat italiane, ndërsa sot konfirmohet zyrtarisht edhe nga Policia e Shtetit.
Dyli ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa do të nisin edhe procedurat e ekstradimit për në Tiranë. Elmilind Dyli, mbeti i plagosur në atë masakër dhe akuzohet se është njëri prej autorëve. Aso kohe Dyli ishte 17 vjeç.
Autoritetet italiane e kanë kryer urdhërarrestin më 9 qershor. Dyli fshihej në zonën e Riminit në Itali, ndërsa jetonte atje së bashku me anëtarë të tjerë të familjes. Autoritetet italiane kanë dhënë masën e arrestit të përkohshëm derisa të kryhet ekstradimi drejt vendit tonë.