Një tjetër rast i kultivimit të kanabisit është goditur ditën e sotme në Vaun e Dejës, ndërsa policia nuk arrestuar ende autorin, i cili tashmë është shpallur në kërkim. 583 fidanë të dyshuar kanabisi janë asgjësuar në fshatin Mnelë e Vogël, ndërsa kryeplaku Prend Gjedoçaj është vënën nën hetim për shpërdorim detyre.

Në kuadër të operacionit “Mnela”, policia ka konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në kërkim është shpallur autori Ndue Gjeçaj, nën akuzën për kultivim të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme