Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër, i akuzuar se ka kanosur me pushkë xhaxhain e tij. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gimaj, i cili pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhin e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/