Zonat e Velipojës, Ura e Bunës, Shiroka dhe Zogaj do të përfshihen në një aksion pastrimi i cili ka nisur sot si një ndërhyrje me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit dhe Bashkisë Shkodër.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci solli momente nga aksioni, duke theksuar se pastrimi që nisi sot në Velipojë, është hapi i parë i një plani të mirëmenduar pune që do të vijojë gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm.
“Në diskutim me banorë të zonës, problematikat janë konkrete, nevoja për të ndërhyrë e menjëhershme. Vullneti i institucioneve qendrore e lokale është maksimal, ndaj puna do të vijojë përtej këtij aksioni disa ditor. Pastërtia në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat turistike, janë domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por parakusht për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Beci në rrjetet sociale.
Ai falënderuar vullnetarët e institucionet që u angazhuan, e në mënyrë të veçantë Forcat e Armatosura, ministren Kumbaro, drejtuesen politike Spiropali dhe prefekten Angoni si dhe ftoi qytetarët të bashkohen në ruajtjen e mjedisit, si një e mirë që na takon të gjithëve.
Aksioni do të përfshijë:
•pastrimin e skarpateve në të dyja anët e Urës së vjetër të Bunës
•pastrimin e përroit Qendër- Shirokë
•pastrimin e mbetjeve të hedhura përgjatë rrugës Shirokë -Zogaj
•pastrimin e mbetjeve sipërfaqësore në Vilu, në zonën e hidrovorit në Velipojë
•sistemimin e territorit dhe mbulimin e sipërfaqes
•pastrimin e inerteve të objekteve të prishura nga IKMT (IMVT).
Nis nga Velipoja aksioni i pastrimit në Shkodër, Beci: Parakusht për zhvillimin e turizmit
Related Posts
Bora në Bregdetin e Velipojës: Pamje Piktoreske
Në një ditë të ftohtë janari, bregdeti i Velipojës shfaq një pamje të jashtëzakonshme që nuk ka aspak të ngjarë me atë që jemi mësuar të shohim gjatë verës. Rera…
Vau i Dejes furnizon gjithe Shqiperine me energji, ato vete pa drita!
Nje ankese e banoreve te Vaut te Dejes ka mberritur ne redaksine e eetimes. Ato shprehen se jane pa energji elektrike prej 2 ditesh ndersa nje situate e tille eshte…