Për një Shkodër të pastër!

Të dashur bashkëqytetarë,
duke nisur nga dita e nesërme, e shtunë 10 qershor 2023, zonat e Velipojës, Ura e Bunës, Shiroka dhe Zogaj do të përfshihen në një aksion pastrimi. Kjo ndërhyrje do të realizohet me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit dhe Bashkisë Shkodër.

Me synim mbrojtjen e mjedisit e shëndetit të njerëzve dhe si domosdoshmëri për mbarëvajtjen e sezonit turistik, aksioni do të përfshijë:
•pastrimin e skarpateve në të dyja anët e Urës së vjetër të Bunës
•pastrimin e përroit Qendër- Shirokë
•pastrimin e mbetjeve të hedhura përgjatë rrugës Shirokë -Zogaj
•pastrimin e mbetjeve sipërfaqësore në Vilu, në zonën e hidrovorit në Velipojë
•sistemimin e territorit dhe mbulimin e sipërfaqes
•pastrimin e inerteve të objekteve të prishura nga IKMT (IMVT).

Mbarëvajtja e këtij aksioni disaditor ka nevojë për mirëkuptimin e qytetarëve. Unë kam besim të plotë se të gjithë duam një Shkodër të pastër, ndaj jo vetëm në aksione të këtyre përmasave, por çdo ditë, vëmendja e shtuar e secilit prej nesh na siguron cilësi më të mirë jetese dhe mbrojtje të mjedisit. Faleminderit!