Sot do te flas per nje ligj i cili ne krye te heres u hartua per te zgjidhur nje problem jo te vogel te krijuar me ligjin e famshem 7501, ligjin 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”.
E drejta e prones eshte e drejte themelore e qytetareve. Nuk do ndaloj tek historia sesi kemi arritur deri ketu pasi nuk eshte dicka e panjohur por do ndaloj tek impakti qe krijon sot ne mungese te ardhurash familjare, lokale dhe kombetare.

Megjithese problematika eshte kombetare po perqendrohem tek qarku im, Shkodra ku per shkak te mungeses se ketij rregullimi qytetaret nuk mund te zhvillojne pronat e tyre bujqesore. Ne Rec, Bajze, Koplik, Gradec, Gruemire etj ne Malesi e Madhe apo ne Velipoje, Dukagjin, Postribe, Berdice, Ana e Malit etj ne Shkoder ka familje dhe sipermarrje te cilet jane te gatshem te investojne ne tokat e tyre per te krijuar biznese te cilat minimalisht krijojne punesim lokal. Ne zonen e Recit ka nisur nje projekt pilot per regjistrimin e ketyre tokave dhe tashme procesi eshte ne faze te avancuar. Megjithate ka nevoje per nje shtyrje me te qenesishme de gjitheperfshirese.

Per shkak te mungeses se pronesise se tokes subjektet: Nuk mund te marrin kredi ne banka, nuk mund te aplikojne per mbeshtetje financiare nga fonde qeveritare apo nderkombetare. Nuk mund ti tjetersojne ato ne nje forme qe shton vlere. E gjitha kjo, pervecse nje e drejte e mohuar eshte fluks paraje i munguar ne ekonomi.

Ligji 2020 eshte hartuar te adresonte kete problem. Ligji ka krijuar bazen e nevojshme per te shuar aspektin e posedimit pa titull te tokes bujqesore qe manifestohet ne “siperfaqe shtese” qe zoterohen pertej titullit te miratuar me AMTP. Ky ligj zgjidh gjithashtu aspektin e posedimit te parceles se plote apo te pjeses me te madhe pa titull. Megjithe adresimin eshte verejtur qe serish shume prej poseduesve pa titull nuk kane shfytezuar rivendosjen ne afat per te aplikuar per kalimin e pronesise pa shperblim te tokes bujqesore ne perdorim. Duke pare kete problematike dhe duke qene ne kontakt te perditeshem me qytetaret si baza e Bashqeverisjes, qeveria miratoi ne mbledhjen e javes se shkuar VKM-ne “per ngritjen e taskforces per menyren e trajtimit te tokave bujqesore te poseduara pa titull”.

Kjo taskforce po ngrihet me qellimin e analizes se sfidave me zbatimin e ligjit 2020, identifikimin dhe grupimin e problematikave dhe dhenien fund te posedimit te tokave bujqesore pa titull pronesie. Efekti anesor pozitiv pritet te jete edhe minimizimi i informalitetit te zoterimit te tokave bujqesore.

Fatmiresisht jemi nje hap me afer per te cuar ne vend nje te drejte themelore, ate te prones.