Që prej muajit Prill, task forca në luftën ndaj kanabis sativës është vënë në levizje për evidentimin e rasteve të kultiivimit të kanabis sativës në të gjithë territorin e Qarkut të Shkodrës.
Por duket se në këto aksione, flamurin e fitores në këtë beteje që vijon prej shumë vitesh aktualisht e mban malësia e madhe. Jo vetëm në asgjësimin e mijëra rrënjëve të kanabis sativës por edhe në ndalimin e personave të cilët disponojnë këto parcela.
Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë më dije se në këtë zonë një rol të rëndesishem ka pasur edhe Shefi I Komisariatit Malesi e Madhe Florent Sulçe.
Ai është emëruar në Shkurt të këtij viti pranë Komisariatit të Policisë Malësisë së Madhe dhe falë angazhimit dhe organizimit të punës në terren ka arritur që të sekuestrojë më shumë se 30 mije rrenje kanabis gjatë këtyre dy muajve ndërkohë që puna ne terren në kuader të opracionit të policisë së shtetit Alpe të pastra vijon ende edhe sot.
Alpe te Pastra ka nisur prej disa javësh ndërkohë që përvec sekuestrimit dhe asgjesimit të kanabis sativës puna është përqëndruar në identifikimin e personave që merren me këtë veper penale.