ontrabandistët shqiptarë po tallen me qasjen e butë të Britanisë ndaj emigrantëve në reklamat që promovojnë “shërbimet” e tyre. Home Office javën e kaluar nisi një fushatë të re në Shqipëri, duke paralajmëruar emigrantët se do të kapeshin dhe do të ktheheshin në Shqipëri.

"Do dëboheni po erdhët"/ Kontrabandistët shqiptarë

Por “gangsterët”, të cilët kërkojnë deri në 3,500 £ për kalimet e rrezikshme të Kanalit, i janë kundërpërgjigjur me reklamat e tyre në TikTok, pretendimeve të qeverisë britanike. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, shqiptarët shkruajnë: Kalimi këtë fundjavë. 3000 £ nga Franca në Angli. Askush nuk do t’ju kthejë në Shqipëri.

Reklamat e tjera sugjerojnë se ata që bëjnë udhëtimin do të kalonin vetëm ‘një ditë në paraburgim’.

Hulumtimi nga Observatori i Migracionit i Universitetit të Oksfordit zbuloi se shumica e të liruarve nga ambientet e paraburgimit u mbajtën për më pak se 29 ditë, me vetëm 13 për qind që qëndruan më gjatë.

Projektligji i Migracionit Ilegal, i cili është duke u shqyrtuar në Dhomën e ka për qëllim që të deportojë menjëherë emigrantët ilegalë pasi të mbërrijnë në Angli.