Në buletinin mujor të Komisionit të Prokurimit Publik janë pasqyruar ankesat e regjistruara, ankesat sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, si dhe ankesa sipas llojit të kontratës etj.
Krahasuar me muajin e kaluar, në prill numri i regjistruar i ankesave është rritur krahasuar me tre muajt e parë të këtij viti. E kësisoj në total janë shënuar 70 të tilla të cilat ndahen në fazë procesi 35 ankesa për Dokumentet Standarde të Tenderit dhe 35 të ankesa për vlerësim ofertash.
Ndërkaq përsa i përket ankesave sipas llojit të kontratës për punë publike janë adresuar 8 ankesa, për mall 46 si dhe për shërbime 16 të tilla. Si edhe në të dhënat e buletinëve të muajve të kaluar, në shpërndarjen e ankesave sipas qarqeve kryeson qarku i Tiranës me 44 ankesa, i vijuar me Durrësin me 6 anksesa.
Qarku i Korçës dhe Shkodrës raportohet të kenë 5 ankesa ndërsa Elbasani 4. Qarqet më me pak ankesa janë Vlora dhe Fieri me nga 2 përkatësisht, si dhe Berati e Dibra me nga 1 ankesë secila.
Për t’u ndalur në të dhënat financiare mbi veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për muajin prill tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi arrijnë vlerën e 7.146.000 lekëve. Ndërsa përsa i përket tarifave financiare të kthyera nda Operatorëve Ekonomik në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë në vlerën e 6.650.000 lekëve.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.