Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë qeverisës “Rama 1”, njëherësh dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, është liruar sot nga burgu. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Matilda Fetahu, e cila pranoi kërkesën e Saimir Tahirit për vuajtjen e dënimit të mbetur në kushte shtëpiake pasi plotësoi 5 kushtet për lirimin e tij. Sipas vendimit të mëposhtëm, shkruhet e zeza mbi të bardhë, pjesa e mbetur të dënimit prej 1 vit e 8 muaj burg, ai do ta shlyejë në shtëpinë e tij në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Por mund të largohet nga banesa për nevoja të domosdoshme familjare, por vetëm duhet që me arsyen të jetë dakord edhe Shërbimi i Provës të jetë dakord.

VENDIMI- 5 ARSYET, pse u lirua nga burgu ish-ministri i Brendshëm, Saimir
Dosja
Përveç faktit që ka vuajtur më shumë se 2 vite dënim në burg; nuk ka rrezik për shoqërinë; arsyeja kryesore është gjendja shëndetësore jo e mirë e bashkëshortes. Pasi avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhiu ka bërë me dije se hernia diskale dhe gjendja e saj shëndetësore është asyeja kryesore që Gjykata e Elbasanit vendosi të lirojë dhe të vijojë dënimin në kushte shtëpie për Saimir Tahirin. Një dënim alternativ për ish-ministrin e Brendshëm, i cili do të lerë ambientet e burgut për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Avokati Maks Haxhia, sqaroi se ky vendim jepet kur plotësohen 5 kushte. Një prej tyre, më kryesori në rastin e Tahirit, duket se është gjendja e përkeqësuar shëndetësore e bashkëshortes së tij, që i pamundëson të kujdeset për 2 fëmijët e mitur.

“Kodi Penal thotë që ka një sërë dënimesh alternative, në të cilat përfshihet edhe qëndrimi në shtëpi. Dhe për të marrë këtë vendim, për të arritur në këtë konkluzion, duhet të konkurrojnë 5 kushte. Kushte, sipas Kodit Penal janë vepra për të cilën është dënuar kërkuesi, duhet të ketë rrezikshmëri të ulët shoqërore. Kuptohet që është dënuar për shpërdorim detyre, që gjasat janë me ndryshimet e reja që mund t’i bëhen Kodit Penal, të hiqet fare si vepër penale. E dyta, kur vetë personi paraqet rrezikshmëri shoqërore, është e pamundur. Kuptohet që Tahiri në këtë rast s’mund të pretendohet që ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore për këtë vepër. E treta është t’i ketë ngelur më pak se 2 vjet. Nga 3 vjet e 4 muaj, Tahirit i kanë ngelur 1 vit e 7 muaj e 11 ditë. E katërta të ketë fëmijë të mitur në ngarkim, që i ka dy fëmijë. Dhe e pesta është që bashkëshorti/ja i lirë, që nuk është i dënuar, duhet që të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast bashkëshortja e Saimir Tahirit vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, sëmundje e cila është arritur dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, të jetë në pamundësi për t’u shërbyer fëmijëve,”-bëri me dije avokati i tij.

Duke marrë parasysh dosjen e kopsitur nga avokati, trupa gjykuese vendosi për lirimin e tij.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por 20 muajt e mbetur do i “vuajë” në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur./Dosja.al