Nënkryetari i FRPD, Arvit Bushati është liruar nga policia e Shkodrës pasi qëndroi për 5 orë në ambientet e komisariatit.
Para mediave tha se ishte duke konsumuar kafeme demokratë dhe kryebashkiakun Bardh Spahia kur efektivët mbërritën dhe e shoqëruan. Sipas tij, e gjitha është sulm politik që kërkon të intimidojë demokratët se nuk kishte arsye për ta shoqëruar.
“Isha pas orarit zyrtar të punës duke konsumuar kafe me përfaqësues të PD Shkodër, në praninë tonë ishte edhe kryetari i Bashkisë. U përballëm me 2 patrulla policie të cilat vetëm me dixhiturën, urdhër nga shefat na vjen keq duhet të vish me ne, më shoqëruar në masa të çuditshme për një njeri që s’ka asnjë shpjegimi ekstra për të bërë në lidhje me organet kopetente.
Në ambientet e policisë pashë hezitimin në fytyrën e tyre për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të policisë së shtetit pasi e kuptuan që masa dhe forma e ndalimit ishte e pabazuar në procedurë. Ky është sulm, presion që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër e gjithë Shqipërinë. Dënoj me forcë qasjen që forcat e rendit kanë me politikën”, tha Bushati.