Vllaznia me fitoren diten e djeshme ndaj Bylisit ne shifrat 2-1 ka arritur te ngjitet ne vendin e katert te renditjes ne perfundim te kampionatit dhe si rrjedhoje te siguroje nje vend per ne Kupat e Europes, gje qe e ben per te tretin vit rradhazi.
Nderkohe, nga dita e sotme kuqeblute do te marrin pushimet per idsa dite, per t’iu rikthyer serish stervitjes nga mesi i muajit qershor, per te nisur ne kete menyre pergatitjet per ndeshjet europiane.
“Shkodra Sport” meson se shorti i turit te pare te “Conference League”, kompeticion ku do te marre pjese Vllaznia edhe sivjet, do te hidhet me 20 qershor. Pra, pikerisht kete dite kuqeblute do te mesojne edhe emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshen.
Po ashtu, mesohet se ndeshjet e turit te pare do te luhen me 13 dhe 20 korrik. Kjo do te thote se Vllaznia do te kete kohen e mjaftueshme edhe per te pushuar keto dite, por edhe per t’u pergatitur per ne Europe.
Objektivi i saj padyshim qe do te jete kalimi i turit te pare, megjithate duhet pritur shorti per te dale pastaj edhe ne nje konkluzion te qarte se çfare i pret kuqeblute./SHKODRA-SPORT.COM/