Arvit Bushati drejtori i ujësjellësit ne Shkodër është shoqëruar në ambientet e policisë ne Shkodër. Ai ka qenë në një nga lokalet e qytetit kur është marre nga patrulla e policisë drejt komisariatit. Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të tij në policinë Shkodër.
Policia e Shkodrës bën me dije se ai është thirrur në polici për të bërë një deklarate, por pa saktësuar për çfarë çështjeje.
Arvit Bushati u shpall në kërkim një dite para zgjedhjeve në Shkodër, por duke u lënë i lirë pas ndalimit të punonjësve të bashkisë të cilët u arrestuan duke shpërndarë ndihma në prag të zgjedhjeve lokale për Bardh Spahinë. Nuk dihet ende nëse ndalimi i Bushatit ka lidhje me këtë çështje.