Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka deklaruar se Lulzim Basha ‘luftoi’ që Berisha të dilte i humbur në zgjedhjet e ’14 Majit. Në një intervistë për Top Story, Doshi u shpreh se komisionerët e partisë së Bashës i ka gjet PS-ja, pasi sipas tij nuk kishin. Ai i kërkon Berishës që ta gjejë problemin brenda llojit të tij, e jo tek Partia Socialdemokrate.
“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” –tha Doshi që më pas foli edhe për rezultatin e partisë së tij.
“Nuk është rezultat surprizë. Partia është rritur gradualisht. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit, kemi pasur shumë kontakte dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat që duhet thënë është i kënaqshëm. Nuk është se është surprizë, por është një frymë”.