Nuk kanë fund rastet e rënda në vendin tonë. Ditën e sotme, ‘JOQ’ ka bërë publike një ngjarje tronditëse që ka ndodhur në Shkodër. Video e shpërndarë nga portali, tregon një përdhunim (sipas denoncimit të tyre), ku një djalë i quajtur ‘Klodi’, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë. Akoma më e rëndë është se në video, dëgjohet edhe zëri i një djali, që flitet se është nipi i ‘Klodit’.
Pavarësisht thirrjes së vajzës: ‘Klodi, mos të lutem’, djali në video nuk ndalon.
Pak orë pasi ngjarja u bë publike nga ‘JOQ’, reagoi edhe policia e shtetit. Ata theksojnë se kanë në dorë videon origjinale ku shfaqet një person duke përdhunuar vajzën. Policia tregon se ka nisur punën për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.
Reagim i Policisë së Shtetit
Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.
Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ. Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.
Kujtojmë se për këtë rast nuk ka pasur asnjë denoncim*
*Dosja.al për shkak se pamjet në video janë të rënda dhe shumë të forta, ka vendosur mos ta publikojë videon e shpërndarë në rrjet nga ‘JOQ’.