Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim me banorët e Gjirokastrës, ku i ka falënderuar për votat në zgjedhjet e 14 majit. Mirëpo, gjatë fjalës së tij ai shprehu disa ‘rezerva’. Rama tha se ka ende drejtues që sillen si bajraktarë, dhe se nëse vijohet kështu vota e 14 majit mund të kthehet në goditje të paimagjinueshme.

“Kur mendoj se ne kemi në qytete tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, që kemi akoma shërbime që janë larg dinjitozes, që kemi drejtues të shtetit që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik shumë të madh që nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në goditje që askush nuk e imagjinon dot”, tha ai.