Ajo që mund të them është se ju si kandidatë keni bërë një punë shumë serioze. Keni qenë të vetmit kandidatë që paraqitet alternativë të vërtetë për problemet e bashkive tuaja.

Bëtë një fushatë serioze, dinjitoze, qëndruat të gatshëm në cdo rast për ballafaqim me rivalët tuaj. Kam bindje se është një detyrim i cdo kandidati dhe politikani që merr pjesë në fushatën elektorale. Në këto zgjedhje, rezultati është larg asaj që ju meritoni dhe që pritej, por duhet të shtoj se beteja jonë kishte qëllim rikthimin e pluralizmit.

Për fatin më të keq, PD kishte braktisur zgjedhjet e 2019 dhe bëri të mundur vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri.