Kryetari i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëdhënie të mirë me mazhorancën. I ftuar në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, Doshi u shpreh se nuk ka marrë asnjë drejtori apo ministri siç kanë bërë koalicionet e tjera.
” Nuk kam nanjë marrëdhënie të mirë me mazhorancën. Faktikisht nuk kam marrë, sic kanë bërë koalicionet e mëparshme, që jo kanë marrë drejtori jo ministri. Unë s’kam marrë asnjë. Janë njerëz që janë punësuar në nivele jo drejtuesish. Por prapë ndihem mirë që i jam bashkuar forcës politike”, tha Doshi.