Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot një takim me të rinjtë në Shkodër. Gjatë takimit Basha u shpreh se ai vetëm sa hoqi dorë nga detyra por jo nga përgjegjësitë. Po ashtu Basha me të rinjtë ka deklaruar se vendi është kthyer në këmbanë alarmi, ku korruposioni ka kapur çdo institucion.

“Nuk jam shkëputur sepse doja të shkëputesha. Vendimin e para një viti e kam marrë në një situatë të veçantë. Situata ka qenë kur brenda familjes nisi një luftë e padrejtë për interesa personale por që dëmtonte. Në momentin e kësaj situate, ajo që kam bërë është kam marrë vendimin për t’u tërhequr që kjo luftë të mos vazhdonte dhe t’i jepja shans një pajtimit brenda radhëve tona, sepse do përfitonte kundërshtari ynë. Ata që humbin ishin jo vetëm demokratët, por gjithë shqiptarët, një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshi. Ca ndodhi? Prej një viti gjërat kanë shkuar më keq, kisha pas një fije shpresë për reflektim, që të tërhiqej edhe ai, por gjërat shkuan keq e më keq. Ja ku jemi sot, skam asnjë pishman që kam marrë atë vendim para një viti, sepse mendoj që një nga detyrimet kryesore, sprova është që kur vijnë momente të tilla të sakrifikojnë veten apo të atyre që udhëheqin. Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim, nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Në momentin e tërheqjes e kam bërë të qartë, nuk heq dorë nga përgjegjësia që kam për qytetarët. Momenti i 14 majit tregon që ajo kishim shpresuar, në këtë moment për mua do ishte e papranueshme, do ishte e pafalshme nëse s’do i qëndroja fjalës që i kam dhënë shumë miqve të PD që s’do i iki përgjegjësive të mia”, tha Basha.