Kryeministri Rama është ndalur sot në Shkodër, nga ku ka ndarë një foto të peizazhit piktoresk nga lumi i Bunës.
Teksa ka nisur turin e falënderimeve për fitoren e thellë në zgjedhjet e 14 majit, ai ka zgjedhur të vazhdojë me Shkodrën, e cila edhe pse njihet si një nga ‘kështjellat’ e së djathtës i besoi Partisë Socilaiste për ta udhëhequr për 4 vitet e ardhshme bashkinë e saj.
Kryeministri ka ndarë sot një foto live nga Shkodra.Duke treguar Bunën mahnitëse të rrethuar nga gjelbërimi ai ka promovuar kështu një nga destinacionet më të bukura të këtij qyteti.