Kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në Podcast-in e tij “Flasim”.
Që në fillim Rama tha se të dy janë personazhe të veçantë “njëri, një fenomen befasues dhe i befasishëm i këtij viti dhe tjetri një befasi e befasishme e kësaj jave”.
Benet Beci tha se nuk e kishte menduar kurrë që të bëhej kryetar bashkie, pasi puna e tij ishte e fokusuar në bashkëpunimin me kryetarët e bashkime përmes Fondit Shqiptar i Zhvillimit. Megjithatë ai shprehet i lumtur që më në fund do të mund të tërheq investime në Shkodër.
“Po mirë, kush është skema dhe si mund të arrijë një ditë që atë që po bëhet gjithkund, të bëhet në Shkodër?” Kurrë nuk e kam menduar me një fitore por gjithë kohën që të gjej mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë pas çdo pune që kemi bërë bashkë edhe kur kemi qenë në çdo vend tjetër. Kështu që, nuk e di, mendoj se, nuk di si ta shpjegoj gjithë këtë, por është një kohë e gjatë e refleksionit dhe mendimit për të ardhur tek kjo punë pa e menduar se do vinte kështu, por unë mendoj shumë që ishte i domosdoshëm për të ardhmen”, tha Benet Beci.
Nga ana tjetër edhe Luiz Ejlli tha se Shkodra këtë herë voti me mend dhe kërkoi që qyteti të ec përpara me zhvillimin.
“Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parë ecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo?”, tha Ejlli.
Luiz Ejlli sqaroi edhe kur takoi Benet Becin për herë të parë për punë, ku ai ishte administrator i KESH.
“Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh. Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës”, tha Ejlli.
Fitimi i Bashkisë Shkodër nga PS për herë të parë, për kryeministrin Edi Rama ishte thjeshtë një ëndërr. Për këtë Rama thotë se Shkodra është i vetmi qytet që vononte me zemër dhe se ai kishte tentuar shumë fushata atje, por nuk ia kishte dalë.
“Që do të ndodhte ky bashkimi i yjeve. S’isha optimist se në mënyrë të përsëritur e kisha kuptuar këtë gjë, që Shkodra vazhdonte mbante një pozicion, siç e quajte ti zemre. Pra, iracional dhe e mundte mendjen me atë që zemra i thoshte, i dukej sikur po bënte një tradhti shumë të madhe dhe e refuzonte edhe kur mendja thoshte, “shiko se mbase është momenti për ta hedhur këta hap”.
Pastaj, fillova ta ndjej që gjëja po merrte një lloj rruge dhe duke pasur kaq shumë, eksperiencë se u bënë nuk e di sa fushata, 9 më duket, kam arritur në një pikë dhe bëhet gjithmonë e më shumë e ndjeshme kjo që e ndjej nga atmosfera, e ndjej nga fytyrat e njerëzve, e ndjej nga energjia që krijohet edhe kur ecën në rrugë gjatë një fushatë se si është gjendja aty. Se a ka aty a s’ka fitore. A ka aty mundësi për fitore, a s’ka?! Dhe këtë herë, kur erdha herën e parë, ndjeva diçka ndryshe dhe tek takimi që kemi pasur me gratë, aty mu duk se gjëja kishte filluar të thyhej, gjë që pastaj filluan ta tregonin dhe sondazhet që bënim ne. Po nejse, nuk është kjo”, tha Rama.
Si një qytetar i Shkodrës, Luiz Ejlli i ka bërë kërkesat e para kryetarit të ri të Shkodrës, duke filluar nga pastrimi, investimet në lagjet e vjetra të Shkodrës dhe kthimin e qytetit në një qendër turistike duke shfrytëzuar të gjitha potencialet e saj.
“E para, pastrimin e qytetit nga plehrat që bëhen sa më shumë mbushen kazanët, digjen e dihet. Lagjet e vjetra ose lagjet që janë pak më të thella, janë pa rrugë të shtruara. Bie shi dhe bëhet gropa që s’ke mundësi të kalosh. Flas qytetin, s’ka lidhje se Oboti e ato pjesa këtej. Pra, shtrimin e rrugëve dhe Shirokën, Bunën, thellimin e saj në bashkëpunim me mbështetjen tuaj kuptohet, edhe të jashtëm që janë të gjithë, jam i bindur që të gjithë do thonin po, se jam i bindur që ajo pjesë mund të bëhet shumë më e bukur se Venecia. Ura është bërë, ka atë hapjen, aty mund të vijnë nga Mali i Zi, bëhet një turizëm, vende pune.
Të dy kemi qenë në France, në Paris, kemi parë kanalin se si është me ato varkat restorant, me muzikë, pra mund të bëhet në Shkodër, por ajo do thellim, do pastrim dhe jam i bindur që Beneti mund t’i bëjë, jo se po ja kërkon Luizi apo Shkodra, por me aq sa e kam njohur Benetin e di që nuk e zë vendi pa i bërë. Kjo është ajo që kërkoj unë, duke marrë parasysh që nuk jetoj aty aktualisht, por kam qejf ta shoh. Kur të marr vesh që janë bërë këto tre gjëra do të them bravo të qoftë që e bëre për Shkodrën, se unë nuk them do ta bësh për Luizin apo për Benetin. Bëje për Shkodrën e po i bëre këto, për mua ka respektin maksimal dhe i ka hallall të gjitha votat dhe gjithçka”, tha Ejlli.
Edhe kryeministri Rama tha se kërkon nga Benet Beci që të jetojë në Shkodër dhe po të qe nevoja edhe plehrat t’i mbledh vetë e t’i hedh në kazan.
“Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vij do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…
Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati”, tha Rama.