Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, në fjalën e tij në takimn falënderues në qytet shprehu mirënjohjen për të gjithë. Ai tha se Shkodra do të jetë në krye të listës së prioriteteve të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
“Do të jetë bashkia e dyerve të hapura, ku do të pres dhe përcjell, do të diskutoj me secilin që ka një problem për ta zgjidhur këtë problem. Ne do të duhet të aktivizojmë edhe platformën dixhitale të bashkëqeverisjes. Dua ta nis këtë falënderim me Elisën, drejtuesen politike pa të cilën nuk do ta gjejë dot të gjithë energjinë për këtë betejë të fuqishme të fushatës zgjedhore. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët. Shumë faleminderit është pak Kryeministër Rama që më nxite të futem në politikë dhe të kem mundësinë e jashtëzakonshme që të futem në politikë. Sot është nxitësi kryesor për krijimin e projekteve dhe tashmë është nxitësi kryesor që ato të realizohen. Dua të falënderoj të gjithë kabinetin qeveritar. S’kam për ta harruar kuirrë . Kryeministri dhe Qeveria do ta kenë të parën në top listën e projekteve dhe investimeve”, tha Beci.