???? Rruga Shëngjin – Baks Rrjoll, një hap më afër realitetit!
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për“ SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS SHËNGJIN – BAKS-RRJOLL, SEGMENTI NGA KM + 0.00 DERI NË KM 7 + 310”.
Kjo rrugë, e cila lidh dy plazhet më të mëdha ranore të Veriut, do të sjellë një hov të madh zhvillimi ekonomik për të dy zonat. Rruga që i ngjitet shpatit të malit 100-120 metra mbi nivelin e detit, vijon deri në Baks Rrjoll për të zbritur më pas drejt Velipojës. Përgjatë të gjithë gjatësisë, rruga Shëngjin – Velipojë ruan të paprekura plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhun, Rrjollit, apo peizazhet natyrore si Laguna e Vilunit. Ngritja mbi nivelin e detit, veçanërisht në segmentet Shëngjin – Rana e Hedhun – Baks e bën këtë rrugë tejet panoramike për udhëtarët ????.
Së bashku me urën mbi Bunë që lidh Shqipërinë ???????? me Malin e Zi ???????? nga Velipoja, janë niveli tjetër për të cilin Shkodra do të krenohet kombëtarisht. Qeveria Shqiptare ka financuar projektin e urës, ndërsa marrëveshja mes dy vendeve për ndërtimin e saj pritet të votohet ditën e nesërme datë 18.05.2023 në Parlament.
Një transformim në nivelin e merituar të madhështisë e pret Shkodrën! ????
#tanebashke #edonashkodren